Këto janë kushtet për punëtorët e sektorit privat që të përfitojnë shtesat prej 100 euro

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Në njoftimin e Qeverisë, janë publikuar edhe disa kushte përmes të cilave punëtorët do mund të përfitojnë nga subvencionimi, shkruan teve1.info

“Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, bëhet e ditur në njoftim.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga 21 prill deri më 20 maj 2022.

Ndërkaq, të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

Aplikimin për punëtorët e sektorit privat mund ta gjeni KËTU.

Të ngjashme