KIESA organizon Forum për Investime dhe Tregti në Londër

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 15:16 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nesër më 03 nëntor 2016, në Londër të Britanisë së Madhe organizon Forumin BM/SHBA – Kosovë për Investime dhe Tregti.

Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Gjatë forumit do të prezantohen mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët e britanikë, amerikanë dhe për investitorët e shteteve të tjera.

Forumi do të përqendrohet në sektorët ekonomikë të infrastrukturës, energjisë, shërbimeve financiare dhe teknologjisë informative.

Pjesëmarrjen në këtë forum e kanë konfirmuar mbi 200 kompani, njëkohësisht në kuadër të forumit do të organizohen takime G2B në mes të përfaqësuesve të Qëverisë së Republikës së Kosovës dhe kompanive të interesuara, si dhe takime B2B në mes kompanive kosovare dhe atyre britanike e amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme