KIESA përzgjedhë Top Ndërmarrjet e Vitit

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:06 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila funksionon në kuadër të MTI-së, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve dukë bërë përzgjedhjen e Top Ndërmarrjeve të Vitit.

Mirënjohjet u ndanë ne bazë te regjioneve dhe përfituese ishin Prishtina, Gjilani , Ferizaj, Prizreni, Gjakova, Peja, Mitrovica ku secili regjion kishte nga tre ndërmarrje fituese të  mëdha të mesme dhe të vogla, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se këto çmime janë simbolike dhe motivim për bizneset vendore.

“Kjo është vetëm simbolik për atë çka meriton biznesi jonë.  Ju njoftojë se në kuadër të MTI-së zhvillohen edhe disa projekte që përkrahin bizneset vendore.  Gjithashtu ftojë të i përcjelli projektet e MTI-së dhe të përfitoni nga to”, tha Shala.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së KIESA-s, Nol Buzhala, tha tregoj për kriteret që janë përzgjedhur për këto kompani.

“Ne nuk kemi ndërmarrje apo shpallje për përfitimin e mirënjohjeve  ne i kemi zgjidhur në mënyrë selektive i kërkojmë të dhënat nga Trusti Pensional. Administrata Tatimore dhe  Dogana e Kosovë, importet dhe eksportet. Në bazë të këtyre kritereve  ju zgjedheni”, u shpreh Buzhala, raporton EO.

Gazmend Mejzini, zyrtar për deklarimin e pasurisë informoi për projektin që Kosova është përfituese,

“Në kuadër të këtij projekti ekziston granti e përputhshme kjo komponent ka për qellim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke ofruar grante në dy forma njërra ne subvencione ne certifikimin e produkteve dhe tjetra ne ofrim te asistencës”, tha Mejzini.

Punësimi, eksporti, veprimtaria e ndërmarrjes, kontributet tatimore, aksionarët, ishin vetëm disa nga kriteret e përzgjedhjes së Top Ndërmarrjeve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme