Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës 100 %

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se e mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Komunikata e plotë:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne si Klub jemi prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës. Të gjitha vendimet duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në.

Shpresojmë shumë që largimi i tarifës 100% do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë. Gjithashtu shpresojmë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella.

Të ngjashme