Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin për rezervat shtetërore, kërkon të jenë produkte vendore

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin për rezervat shtetërore dhe kërkon qe ato të jenë me produkte Made in Kosova

Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përshëndet vendimin e sotshëm të Qeverisë së Kosovë për miratimin e vendimit që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku u nda një buxhet prej 10 milionë eurove për rezervat shtetërore.

Klubi i Prodhuesve shpreh përkrahjen ndaj propozimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati që ky vendim të jetë pjesë e masës 3.8, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Duke pasur parasysh luhatjet e fundit të çmimeve në tregjet botërore, blerja e rezervave shtetërore është mese e domosdoshme për stabilitetin e tregut vendor.

Klubi i Prodhuesve në të njëjtën kohë shfrytëzon rastin që të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që blerjet për rezervat shtetërore të bëhen me prodhimet vendore, pasi që konsiderojmë që Kosova prodhon mjaftueshëm produkte esenciale që të jenë pjesë e rezervave shtetërore. Njëkohësisht me blerjen e produkteve Made in Kosova, përkrahen vetë prodhuesit vendor dhe qëndrueshmëria ekonomike e vendit tonë.

Të ngjashme