Klubi i Prodhuesve: Prodhimi duhet të jetë fokus kryesor pas pandemisë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot organizoi një vizitë për kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë Rozeta Hajdari nga Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, tek dy prodhues në komunën e Lipjanit. Kësaj radhe në vizitë ishin tek kompania e prodhimit të letrës së lagur Happy dhe tek kompania e përpunimit të drurit Elnor.

Kryeministri Kurti së bashku me ministren Hajdari, u njoftua nga afër për sfidat që këta prodhues po përballen gjatë kësaj kohe dhe shprehen gatishmëri që të jenë më afër prodhuesve gjatë kësaj kohe. Po ashtu edhe prodhuesit vlerësuan vizitën dhe kërkuan që përkrahja e ardhshme e qeverisë të jetë më e fortë dhe kërkuan që zëri i prodhuesve të dëgjohet në marrjen e vendimeve të cilat i prekin ata. Ata u shprehën që pakjo e ardhshme të jetë një shtytje që do të rimëkëmbet sektorin e prodhimit.

Gjatë këtyre vizitave, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha kërkoi nga kryeministri në detyrë Kurti që të ndryshoi ligjin për prokurorim publik. Ai edhe një herë u shpreh që ekonomia e vendit tonë do të fuqizohet vetëm atëherë kur prodhuesit do të vlerësohen për punën e tyre dhe qytetarët dhe institucionet do të përkrahin prodhuesit duke blerë prodhime Made in Kosova.

Të ngjashme