Klubi i Prodhuesve reagon ndaj keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve ka reaguar ndaj keqpërdorimit të imazhit të kompanisë “Fluidi” nga kompania sllovake “Promax Stav”. Kjo e fundit ka keqpërdorur ambalazhin e produktit Jaffa Champion të kompanisë Fluidi duke e dëmtuar reputacionin dhe duke e lidhur me veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë kosovare.

Kompania sllovake ka blerë produktet e Jaffa Champion në Maqedoni, paketimet të cilat më pas i ka zbrazur duke i mbushur me duhan dhe rërë dhe më pas ka bërë kontrabandimin e tyre drejt shteteve të Evropës.

Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit, e gjithashtu edhe të mbrojnë produktet e vendit të cilat kanë arritur me shumë mund dhe sakrificë të dëshmojnë për kualitetin e tyre si në tregun e vendit po ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.

Të ngjashme