Klubi i Prodhuesve të Kosovës priti në takim delegacionin nga LDK-ja

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës priti sot në një takim pune delegacionin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Fatlume Jaha dhe Fisnik Osmani. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen e sektorit të prodhimit gjatë pandemisë COVID-19, por edhe për bashkëpunimin e mundshëm dhe përkrahjen e iniciativave të cilat kanë synim fuqizimin e këtij sektori.

Gjatë takimit Berat Mustafa, Kryetari i Klubit të Prodhuesve shprehu gatishmërinë që Klubi i Prodhuesve të vazhdoj të jetë bashkëpunues me të gjitha grupet parlamentare. Por, edhe diskutoi më hollësisht për kërkesat konkrete që kanë prodhuesit, për problemet dhe sfidat dhe tejkalimin e tyre.

Përfaqësuesit e LDK-së thanë që si parti e djathtë do të vazhdojnë të jenë pro biznesit dhe të ju qëndrojnë afër të gjithë prodhuesve, si dhe të bashkëpunojnë për kërkesat e tyre.

Të ngjashme