Klubi i Prodhuesve: Të përkrahen prodhimet vendëse në të gjitha blerjet publike

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Në këtë kohë krize të krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ju bën thirrje të gjitha institucioneve si atyre lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës që të përkrahin prodhimet vendëse në të gjitha blerjet publike.

“Klubi i Prodhuesve në vazhdimësi ka bërë thirrje që institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i japin përparësi prodhimeve vendore gjatë prokurimit publik, kur dihet që kjo praktikë zbatohet në shumicën e vendeve të regjionit dhe në vendet e BE-së. Me gjithë sakrificat, prodhuesit kosovar po vazhdojnë prodhimin përkundër humbjeve të cilat po përballen, ata po ashtu kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë vetëm për kauzën e përbashkët të mbrojtjes së prodhimeve vendore”, thuhet në komunikatë.

Prandaj, Klubi i Prodhuesve ju bënë thirrje të gjithëve që të përkrahin prodhimin vendor, pasi sipas tyre, prodhimit vendor sot më shumë se kurrë i nevojitet përkrahja jonë.

Të ngjashme