Komisioni dhe MAP diskutojnë të mërkurën Projektligjin për Pagat

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 10:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka mbajtur mbledhje, në të cilën është shqyrtuar plani i punës për sesionin vjeshtor.

Këtë plan, para anëtarëve e prezantoi kryetari i komisionit, Nait Hasani, raporton Ekonomia Online.

“Një rend dite që e kom përcjellë është vetëm hapje. E kemi agjendën e projektligjeve që përfshin projektligjet që na kanë mbetë. Ministri i Administratës ka thirrë në takim për të shqyrtuar paketën e ligjeve të administratës që ata i kanë bërë. Ata e kanë ndarë nivelin e pagave për të gjitha kategoritë”.

Shqipe Pantina, nënkryetare e komisionit, propozoi që në Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të punojnë bashkë me Komisionin për siguri, raporton EO.

“Për mbrojtjen e të dhënave personale propozoj që ne të punojmë bashkë me Komisionin për siguri“, tha ajo.

Ndërkaq, për të mërkurën u paralajmërua takim me Ministrinë e Administratës Publike për të diskutuar rreth Projektligjit për paga.

Të ngjashme