Komisioni Evropian kërkon heqjen e romingut mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Tash e një kohë është përfolur një marrëveshje për heqjen e romingut mes shteteve të Ballkanit. Kjo iniciativë pritet që të niset nga Serbia.

Këtë e ka paralajmëruar ministri serb i Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq, transmeton lajmi.net.

“Në prill të vitit të ardhshëm, një samit do të mbahet në Berograd. Nga Komisioni Evropian presin qëtë nënshkruajmë një marrëveshje për heqjen e romingut mes shteteve të Ballkanit Përendimor”, ka thënë ai.

Siç thotë ai, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja kanë një marrëveshje të nënshkruar, mirëpo se nevojitet edhe nënshkrimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne kemi një marrëveshje mes katër shtetesh, mirëpo kur bëhet fjalë për Ballkanin Përendimor, nënkuptojmë edhe Shqipërinë e Kosovën. Nuk e di nëse kjo marrëveshje do të bëhet vetëm mes katër shtetesh apo do të pritet edhe marrëveshja mes tërë Ballkanit përendimor”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më herët Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar marrëevshjen për heqjen e romingut me Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme