Komisioni Hetimor për Krizën Energjetike e fton sërish ministri Murati në intervistë

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka diskutuar rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë  sesionit vjeshtor, raporton Ekonomia Online.

Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftohet për intervistë, ministri i Financave, Murati për të vazhduar intervistën e lënë gjysmë në sesionin pranveror.

Kryetari i Komisionit  Driton Selmanaj tha se vetëm dy intervista janë mbajtur në sesionin pranveror, dhe njëra prej tyre ka mbetur në gjysmë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai fillimisht ka propozuar që në sesionin vjeshtor të shtohet dinamika e punës dhe të mbahen nga dy mbledhje në javë, të hënën dhe të premten.

 “Vendosëm ta mbajmë një takim që të koordinohemi për dinamikën e punës. Diskutimi rreth dinamikës së punës për sesionin vjeshtor”.

“Unë propozoj që dinamika të jetë më e lartë dhe të mbajmë ka dy mbledhje brenda javës. Unë kam menduar të mbajmë të hënën ose të premten. Por mund ta lëmë edhe të premten tërë ditën. Propozoj ta ftojmë zotëri Hekuran Murati mbledhjen e ardhshme dhe mandej ZRrE”.

Megjithatë, Komisioni me kërkesë të anëtarëve vendosën që mbledhjet të mbahen vetëm një herë në javë, të premten, tërë ditën.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Komisioni duhet që të përfundojë punën në afatin kohor të përcaktuar.

“E para ka të bëjë me rritjen e takimeve brenda javën. Do të doja që në fillim të punës së Komisionit të ngritë çështjen me trajtimin e temës brenda afateve”.

“Nëse ftohet ministri i Financave dhe fillojmë të bëjmë pyetje për aktualitetin duhet të marrim qëndrimin e njëjtë. Ky Komision ka shumë specifike edhe afatin kohor”.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është e pamundur qe me punë deri në tetë orë të përmbyllet puna e Komisionit.

“Është e rëndësishme me rrit dinamikën e punës së Komisionit. E kemi tetorin-nëntorin që duhet ta përfundojmë punën tonë. E shoh që pa një punë rreth 7 deri 8 orë në javë është e pamundur me përmbyll. Ne duam hetim parlamentar të mirëfilltë”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se gjatë së premtes fokusi i të gjithëve duhet të jetë në këtë Komision.

“Sa i përket Komisionit Hetimor të dakordohemi të kemi të premten tërë ditën. Mendoj që ne të fokusohemi në hetimin parlamentar”.

Të ngjashme