Komisioni Hetimor pranon një pjesë të dokumentacionit nga Telekomi

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 11:12 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka shqyrtuar dokumentacionin e pranuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, si dhe emrat e ekspertëve që do të angazhohen, raporton Ekonomia Online.

Por Komisionit nuk iu dorëzua i gjithë dokumentacionin me kontrata në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri, tha se përfundimisht menaxhmenti i Telekomit ka dorëzuar një pjesë të dokumentacionit, por jo të tërin.

“Mendoj se duhet t’iu bëjmë edhe një kërkesë të korrigjuar për dorëzimin e disa kontratave tjera të Telekomit. Kërkojmë edhe një herë nga Telekomi kontratën ‘solaria’ për shqyrtim”, tha Ymeri.

“…E pash edhe letrën dhe mënyrën se si e kanë interpretuar, ata munden me shfrytëzu edhe një institucion tjetër sa i përket marrjes së kontratave propozoj të kërkojmë listën e të gjitha prokurimeve që kanë ndodhë  në Telekomin e Kosovës. Zyra e prokurimit publik do ishte njëra prej atyre që mund ta konsultojmë, por ne nuk kemi material për pyetje”, tha Visar Ymeri.

Deputeti i PDK-s ë, Bekim Haxhiu, tha se prej vitit 2012 nuk ka pasë vendim për ta hetuar Postën e Kosovës.

“Emërtimi i komisionit tonë  është për PTK-në e Valën dhe këtu pash edhe shkresën e drejtorit Istrefi. Ne nuk kemi vendim për me hetu Postën e Kosovës prej 2012 e këtej pasi  ë  është ndërmarrje publike”, tha ai.

Ndërkaq Ymeri tha se Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me gjendjen në PTK dhe VALA e ka mandatin të raportojë në Kuvend për degradimet dhe gjendjen që e kanë sjellë Postën.

“Mendoj që ky komision nuk e ka mandatin të hetojë vetëm çështje që janë vepra penale, por kemi mandatin që të gjejmë dhe të raportojmë në Kuvend për degradimin dhe gjendjen që e ka sjellë Postën”, tha Ymeri.

Deputeti i LDK-s ë, Armend Zemaj, tha se nuk ka nevojë të kërkohet mandat shtesë nga Posta e Kosovës.

“Mendoj që nuk kemi nevojë me kërku mandat shtesë te Posta pasi ne këtë mandat tonin si komision hetimor e kemi arrit  me votat e Kuvendit.”

“…Kërkoj që kontratat që hetohen prej deputetëve mos të jenë të hapura për publikun deri sa të përfundon hetimi. Çështja e tenderëve në PTK ka marrë edhe jetë të njerëzve, dihet edhe çështja e Elvis Pistës  ësh ë vra për çështje të tenderëve”, tha Armend Zemaj nga LDK-ja.

E deputeti nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë është sistem i cili qytetarëve iu krijon pasiguri dhe i detyron shumë njerëz me ikë.

“Ne e dimë që sistemi i drejtësisë në Kosovë  është sistem i cili shumë  njerëzve iu krijon pasiguri dhe i detyron me ik prej këtij vendi. Sa herë kam fol për Postën asnjë medium nuk më ka qit dhe kjo më ka nxitë me bë këtë hetim. Vala iu ka dhënë pare shumë portaleve inekzistente”, tha ai.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se Telekomi ka obligim ligjor që çdo dokumentacion që ia kërkon komisioni, ta sjellin.

“Telekomi e ka obligim ligjor që çdo dokumentacion që ia kërkojmë ata duhet t’i sjellin dhe insistoj që secilën kontratë ta sjellin”, tha Haxhiu.

Deputetja e PDK-s ë, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi që kontratat që do hetohen nga PTK-ja dhe Vala mos të jenë të hapura  për publikun deri në përfundimin e hetimeve.

Kryetari i komisionit, Visar Ymeri, tha se kontrata e Telekomit me Z-mobile ka qenë dëmtuese dhe ka dëmtuar potencialin zhvillimor të Telekomit.

“Z-mobile një kompani virtuale pasi që nuk ka as licencë dhe as infrastrukturë të vetën dhe ne duhet ta hetojmë çështjen se pse Telekomi ka bërë një kontratë me Z-mobile”, tha ai.

Komisioni vendosi që procesi i hetimeve për gjendjen në PTK dhe Vala të bëhet në transparencë të plotë, ndërsa për emërimin e ekspertëve që do angazhohen deputetët vendosën që ky proces të bëhet pa praninë e medieve.

Të ngjashme