Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale me raport për vdekjen e dy minatorëve në Novobërdë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 12:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka shqyrtuar Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2019 si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i bordit të KPMM-së Musa Shabani, fillimisht ka folur për vdekjen e dy minatorëve në minierën e Novobërdës. Ai ka thënë se në vendin ku ka ndodhur aksidenti kushtet e punës  kanë qenë të vështira.

Shabani ka bërë të ditur se do të përgatisin një raport me detaje për aksidentin e ndodhur ditë më parë.

“Vendi ku ka ndodhur aksidentin kushtet e punës janë të limituara sepse ka qenë mjaft e vështirë të punohet në ato kushte për nxjerrjen e trupave por falë angazhimit maksimal është arrit që të nxirren trupa prej minierës dhe janë dorëzuar te ekipet e mjekësisë ligjore”.

“Komisioni i Pavarur për Miniera ka urdhëruar ndërprerjen e punës dhe ka formuar dy komisione të cilët e kanë bërë inspektimin dhe janë në përpunim të raportit dhe do të japin detaje për aksidentin”.

Shabani ka thënë se janë arrit disa rezultate pozitive sa i përket licencimit. Me tutje ai ka thënë se kanë zhvilluar 30 takime me kompani të ndryshme, ku janë proceduar 375 kërkesa për licenca, mirëpo janë lëshuar vetëm 255 licenca.

Sipas kryetarit të KPMM-së sfidë kryesore po del të jetë mostrajtimi në kohë i lëndëve në gjykatë.

“Krahasuar me vitin paraprak janë arrit disa rezultate pozitive sa i përket licencimit. Ky raport në vitin 2019 ka përfshirë edhe punë që janë kryer gjatë vlerësimin të komisionit nga zyra e auditorit. Gjatë vitit 2019 Komisioni i Pavarur i minierave për licencimin e kompanive të ndryshme ka mbajtur 30 takime të ndryshme dhe janë proceduar 375 kërkesa për licenca dhe leje dhe prej këtyre janë lëshuar 255 licenca. Kemi realizuar 2950 vizita në teren”.

“47 kallëzime penale kemi përcjell në prokuroritë kompetente dhe 110 propozime për përmbarim. Mos trajtimi në kohë i lëndëve  të paraqitura në gjykata po ashtu është një sfidë që po e përcjell komisionin e pavarur të mineraleve”.

“KPMM bashkë me policinë dhe komunat ka marr masa dhe të gjitha ato materiale janë deponuar më vendet që janë të caktuara nga komunat e Kosovës dhe sot janë në menaxhim nga komunat”, ka thënë ai.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në 11 zona me interes të veçantë nuk është arritur ndonjë investim.

“Një prej sidave ka të bëjë me mos zhvillimin e zonave me interes të veçantë e sipas raportit janë 11 zona sepse deri sot nuk është arritur të ketë asnjë investim në këto zona me interes të veçantë”.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë se ky është raporti është ndër më të mirët, raporton EO.

“Raporti është në mesin e raporteve më të mira që kemi. Trajtim i i licencave dhe i masave ka qe ë puna më e mirë që ka mujt me bë bordi aktualisht”.

Në fillim të mbledhjes komisioni ka formuar grupin punues për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të KOSTT-it.

Të ngjashme