Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike akuzon tri ministri për mosbashkëpunim

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 11:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin vjetor të punës për vitin 2018 dhe draft-planin e punës për vitin 2019.

Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj ka thënë se për vitin 2019 do të duhej të bëhej mbikëqyrja e institucioneve në zbatimin e rekomandimeve, raporton Ekonomia Online.

Ai ndërkaq ka shprehur shqetësim për mos bashkëpunim nga ministra për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe ministria e Bujqësisë.

“Kemi mbajt 26 mbledhje kemi trajtuar raportet e organizatave buxhetore rreth 33 të tilla. Kemi dërguar rekomandime. Çka nuk kemi bërë ka qenë zbatimi i rekomandimeve që dalin nga ne dhe zyra e autoditorit dhe nuk kemi monitoruar ndonjë ligj. Ne do të vazhdojmë me shqyrtimin e raporteve të zyrës kombëtare të auditimit. Është bërë një plan”.

“Është mirë ta monitorojmë ligjin për kontrollin e brendshëm, ndoshta është mirë që institucionet që duhet të kenë auditor të brendshëm ti kontrollojmë a kanë. Një çështje tjetër është të fillojmë ta trajtojmë nivelin e zbatimit të rekomandimeve në institucione”.

“Unë po e shoh si nevojë me pas një asistencë që nëse institucionet nuk na sjellin raportet me e bë një përmbledhje që e bënë dikush dhe ne me qenë në dijeni sepse kur ata i vonojnë raportet, çdo temë po vonohet. Ministra për Kthim dhe Komunitete, ministria e Zhvillimit Rajonal, ministria e Bujqësisë nuk po marrin mundin me na i dhënë raportet e subvencioneve dhe do ta paraqes këtë problem edhe në Kuvend para kryeministrit madje do të organizoj edhe konferencë lidhur me këtë ”, tha ai, raporto Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se ka dhënë disa propozime për planin e punës për vitin 2019 duke propozuar për organizimin e një konferencë me kryetarët e komisioneve për Mbikëqyrjen e Financave të regjioneve, raporton EO.

“Plani i punës për janar ju kisha sugjeruar që për bashkëpunimin me GIZ-in me i ridefinuar edhe njëherë mbështetjen, në mënyrë që të dimë sa mund të presim. Shqyrtimin e raporteve për vitin 2017 duhet të kryhen tash në shkurt sepse nuk janë relevante më dhe duhet të kryhen sa më shpejt. Duhet me analizuar planin legjislativ të punës për 2019”.

“Tek shpenzimet, paskemi buxhet 5000 euro për aktivitete, është mirë me mbajt një konferencë me kryetar të Komisioneve të Mbikëqyrjes së Financave  të regjionit”, tha ai, raporton EO.

Deputeti i 6+ Albert Kinolli, tha se duhet tu bëhet e qartë ministrave që ata duhet të raportojnë në Kuvend.

“Ne duhet me fuqizuar rolin tonë si komision dhe duhet të me ju tregu ministrave se ata raportojnë tek ne dhe jo ne tek ata”.

Të ngjashme