Komisioni për Buxhet miraton raportin financiar të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 12:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka paraqitur para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, raportin vjetor financiar për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Para anëtarëve fillimisht Fejzullahu paraqiti sfidat dhe vështirësitë që operon ky institucion, që merret kryesisht me trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ne s’kemi ndërtesë e jemi me qira dhe është hera e parë që po mendojmë ra ndërtojmë për nevojat e akademisë. Buxheti nuk e reflekton realitetin dhe investimet që bëhen janë nga donatorët. Mbi 60 për qind mbulohet nga donatorët, duke filluar nga ambasadat, OSBE, GIZ e të tjera”.

“Buxhetin që ne e kemi është për stafin që e kemi edhe pse është staf shumë i  vogël. Buxheti është 700 mijë euro”.

Kryetari i këtij Komisioni, Hekuran Murati, pyeti për çmimin e lartë të qirasë së objektit ku veprojnë ata.

Përgjigje mori nga Faton Fetoshi drejtor për Administratë dhe Financa.

“Këtu është qiraja sepse është objekt shumë k madh dhe i ka edhe katër salla trajnimi. Është një ndërtesë mbi 1 mijë metra katrorë ndërsa nga viti 2019 është duke u ndërtuar ndërtesa e që në vitin e ardhshëm presim të përfundojë”, tha Fetoshi.

“Kostoja e ndërtimit që është nënshkruar kushton me mbi 2 milionë euro dhe është e paraparë të përfundojë në gusht të vitit 2022”, tha ai.

Me shumicë votash, anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar raportin financiar për vitin 2019 të Akademisë.

Të ngjashme