Komisioni për Buxhet s’miraton shpenzimet e RTK-së për periudhën tetor-dhjetor 2021

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme me shumicë votash nuk ka miratuar raporti i shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021, ku anëtarët e këtij komisioni nga radhët e VV-së votuan kundër.

Lidhur me raportin e transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021 në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga Bordi i ri i RTK-së.

Tutje, ky Komision ka shtyrë për një mbledhje tjetër Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Kjo kërkesë erdhi nga kryetarit të këtij Komisioni, Armend Muja, pasi gjatë ditës priten të mbahen dy seanca.

“Theksoj se ajo sa e kom pa unë se komisioni për buxhet duhet të diskutoj analizën shqyrtoj dhe propozoi shqyrtimet në rreth benifteve  të deputetëve. Nuk është që e kemi marr me shkrim mirëpo të paktën atë që e kam pa dhe që ka qarkulluar është që komisioni për buxhet në bazë të ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit neni 18 dhe 25 i takoj që të jep mendimin e vet për këtë çështje”, ka thënë Muja.

Të ngjashme