Komisioni për Ekonomi e kthen mbrapshtë raportin vjetor të Autoritet të Konkurrencës për vitin 2019

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:07 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës(AKK) për vitin 2019.

Në këtë komision me shtatë vota pro dhe një abstenim u morë vendim që të bëhet përmirësimi i raportit të AKK-së, duke bërë ndryshimin e fjalës “lufta kundër kartelet” të zëvendësohet me një fjalë në gjuhën shqipe, pasi arsyetohet se kjo mund të paragjykohet nga investimet e jashtme që mund të vijnë në Kosovë.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, deklaroi se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka identifikuar rastet e çmimeve të naftës, barnave si dhe tenderëve të Ministrisë se Shëndetësisë.

Për të gjitha këto gjatë këtij viti, Prestreshi njoftoi se Autoriteti ka ndalur disa tenderë të MSh, si dhe ka mbyllë disa marrëveshje që kanë pasur të bëjnë me fryrje të çmimeve.

“Viti 2019 ishte vit i suksese të mëdha. Në fushat e bashkëpunimit ndërkombëtar AKK ka arritur të nënshkruaj me Autoritetin e Konkurrencës me Austrinë. Kemi identifikuar rastet e çmimeve të naftës, unifikimi i çmimeve të barnave dhe tenderëve të Ministrisë se Shëndetësisë”.

“AKK në aspektin e marrëveshjeve të ndaluara kemi ndalë tenderin e MSh për barin i cili ka pasur fryrje të çmimeve në mënyrë abuzive, nga 29 euro kemi ulë çmimin në 4 euro, kemi shpëtuar 500 mijë euro MSh. Kemi trajtuar dhe e kemi mbyllur pa asnjë gjetje ngritjen e çmimeve nga ndërmarrësit e autobusëve. E kemi mbyllur rastin pasi e kanë shfuqizuar marrëveshjen pas caktimit të çmimit”. 

“Kemi pasur edhe rastin e ndjeshme për administratën publike, ku është marrë vendim që të gjitha institucionet publike janë të obliguara te marrin shërbime vetëm nga Telekomi duke i eliminuar operatorët tjerë. Poashtu Kemi bërë vërejtje avokatëve për mos me pas lëndë tjera në qytete tjera”, u shpreh ai.

Prestreshi ka folur edhe për lëndët e vitit 2010 të cilat ende trajtohen nëpër gjykata, siç tha ai ato sillen nga një gjykatë në tjetrën, andaj janë humbur.

Kurse sa i përket prestigjit të Telekomit për shërbimet e pagesave nga institucionet publike, Prestreshi njoftoi se pas konkurrencës se identifikuar është marrë vendim që Telekomi të shpallet interes publik.

“Rastet nëpër gjykata janë të vitit 2010, edhe sot ato trajtohen nëpër gjykata. Ankohemi dhe kthehen lartw e poshtë. Autoritetin e përcakton bartësi i  lëndës dhe zyrtari ligjor”.

“Telekomi e ka një konkurrentë IPKO, e nëse duhet të shpallet interes publik duhet të shpallet me ligj. Favorizimi i Postës i diskriminon këto tjera, dhe kemi marrë vendim që të ndalohet kjo dhe vendimi është bërë i plotfuqishëm. Të shërbimet postare nuk kemi prek por vetëm të shërbimet e pagesave, ne jemi marrë si treg i produktit”, tha ai.

Me tej, Prestreshi potencoi se Oda e Avokatëve nuk i ka zbatuar rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës si dhe BQK-ja.

Kurse në lidhje me ZRrE-në, Prestreshi tha se mund të dënojnë vetëm kompanitë nëse verifikojnë keqpërdorimet.

“Oda e Avokatëve nuk i ka zbatuar rekomandimet e AKK, BQK pjesërisht i ka zbatuar vendimet profesionale të AKK-sw”.

“Çështja e ZRrE-së do të shikojmë nga aspektin ndërmarrjeve publike nëse ka keqpërdorime kurse ZRrE-në nuk mund ta dënojmë vetëm mund ta rekomandojmë”.

Kurse sa i përket kontrollit teknik të automjeteve, Prestreshi tha se mbetet në përgjegjësinë e ministrisë, raporton EO.

“Forma e kontrollit të kufizimeve teknike është në kundërshtim me ligjin, mbetet në përgjegjësinë e ministrisë. Udhëzimi administrativ ka mangësi. Pasi të dërgojmë në komision do të ju njoftojmë në lidhje me kontrollimin e automjeteve”.

“Pasi te aprovohet ligji i ri në Kuvend, koncept dokumenti duhet të futet në agjendë. Kemi parapa të rregullohet mandati i AKK-së”, tha ai duke shtuar se raporti i auditimit për vitin 2019 nuk ka asnjë vërejte në shpenzimet e buxhetit.

Drejtori i Përgjithshëm i AKK-së, Sakip Imeri deklaroi se është anuluar kërkesa e autoritetit për rritjen e kapaciteteve, madje ai thotë se edhe hapësirë e tanishme është e pamjaftueshme për stafin.

“Në vitin e kaluar kemi bërë kërkesë për rritjen e kapaciteteve të AKK-se. Nuk është aprovuar është ulë numri i zyrtarëve në 24.  Hapësira është e pamjaftueshme po ashtu për rritjen e kapaciteteve”, tha ai.

Ish-kryetari i AKK-së, Ahmet Krasniqi potencoi se nuk qëndron asnjë problem për tw qenë në monopol, por nuk guxon me u keqpërdor ajo pozitë e monopolit.

Kryetari i Komisionit nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, kërkoi të dijë se cilat institucione nuk i kanë respektuar rekomandimet e AKK-së.

Si dhe pyeti ai lidhur me favorizimin e ndërmarrjes publike Telekom nga institucionet publike.

“Mungesa e dy rregulloreve që nuk janë miratua deri në vitin 2019 a ka pasur pengesë në punën tuaj. Çka do të përmirësojnë punën e Autoritetit këto dy rregullore. Si dhe a i keni ndërmarrë komunat dhe ndërmarrjet se a i kanë zbatua rekomandimet. Cilat nga institucionet nuk i ka respektuar. A është diskriminim me u favorizua i ndërmarrjes publike Telekomi. Shumicën e lëndëve AKK i ka humb ne gjykata”, u shpreh Shala.

Mimoza Kusari-Lila anëtare e komisionit nga VV-ja kërkoi tabelwn e krahasushmerisë me vitet e mëparshme, për të cilën Prestreshi deklaroi se do të jetë pjesë e raportit në plotësim ndryshim.

“Pse në raportin e vitit 2019 nuk i keni pasur tabelën e krahasushmerisë me vitet tjera. Ju i keni referuar mungesës së kapaciteteve në cilën fushë keni këto mungesa dhe a po ndikon kjo që AKK me pas më pak raste”.

Doruntinë Maloku-Krasniqi nga LDK-ja, pyeti në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve, për të cilën Prestreshi tha se mbetet hetim për të cilin do tw dalin me analiza.

Kurse sa i përket ndryshimit të raportit nga anëtarët e Komisionit, Maloku-Krasniqi u shpreh kundër këtij vendimi.

“A keni jep rekomandime ministrisë për kontrollim teknik të automjeteve. Çka ka ndërmarr autoriteti. A keni bërë hetime fushën e kontrollimit teknik nëpër komuna, pasi keni deklaruar se ka shkelje. Sa gjoba i ka shqiptuar në total AKK, cila ka qenë natyra e shkeljeve dhe a janë ekzekutuar këto gjoba.  Nuk jam që raporti të shkoj mbrapshtë”, u shpreh ajo.

Ferat Shala nga PDK-ja kërkoi që raporti të mos miratohet pasi duhet të ndryshohen fjalë që duhet t’i përkasin fjalorit shqip.

“Të ndryshohet raporti ta shtyjmë miratimin e raportit, që mos të shkoj në Kuvend sepse mund të ketë pasoja më të mëdha. Kontestoj titullin brenda raportit qe është punë teknik”, tha ai.

Pal Lekaj nga AAK-ja theksoi se duhet të ndërhyj AKK të identifikoj keqpërdorimet e detyrës zyrtare nga disa kompani publike.

“Ka neglizhencë, ka kompani që tërë kohen ankohen pa të drejtë dhe vija buxhetore atakon buxhetin e vendit. Duhet të ndërhyni pasi ka keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Komisioni ka shpallë konkurs për zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, raporton Ekonomia Online.

Konkursi do të hapet me 1 qershor dhe do të zgjasë 15 ditë. Kryetari i komisionit nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, deklaroi se konkursi do të jetë i hapur në bazë të kritereve të përcaktuara me Ligjin për Shërbimet e Ujit.

“Komisioni me gjitha votat pro nga anëtarët e komisionit miratoi Rekomandimin e grupit punues për shpalljen e konkursit”.

“Me 1 qershor të hënën do të hapet konkursi, do të zgjasë 15 ditë në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj sipas Autoritetit Rregullatori për Shërbimet e ujit”, tha Shala.

Komisioni gjithashtu me pesë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar raportin e ZRRE-s për vitin 2019.

Deputetët vendosën që të hënën të mbahet mbledhja e radhës në orën 11:00.

Lexo më shumë:

Të ngjashme