Komisioni për Ekonomi s’e miraton propozimin e Qeverisë për anëtarë të bordit të ARKEP-it

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 10:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike nuk e ka votuar  propozim-vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it, raporton Ekonomia Online.

Votimi është shtyrë për mbledhjen e së martës në ora 13:00, në mënyrë që më pas të procedohet për në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i komisionit Endrit Shala tha se i kanë kërkuar ministrisë përkatëse që të procedohet me emrat e bordit të ARKEP-it.

“Në përputhje me ligjin e kemi detyre ta procedojmë në seancë plenare për miratim. Nëse nuk gjejmë dakordancë që ta procedojmë për Kuvend, iu lus për miratim”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se përfaqësuesit mund të lidhen me subjekte politike dhe se kjo listë është e papranueshme për të, duke marrë për bazë edhe përfaqësimin e vetëm një femre.

“Dhe zotëri Avdullah Hoti për bordin e ARKEP që e ka parasysh. Nëse prej 5 kandidatëve vetëm një është grua atëherë për çfarë të drejta është tu fol”.

“Qeveria ka përzgjedhur këta emra. Dhe kjo listë është e papranueshme për ne”.

Deputeti i AAK-së, Palë Lekaj, theksoi se sa i përket listës të gjithë i përmbushin kushtet e përcaktuar me e Ligj.

“Mua më intereson përgatitja profesionale dhe a e kanë këtu të dëshmuar dhe ne si Komision nuk mund të kthejmë emrat në Qeveri”.

“Ne jemi vetëm për të delegua në Kuvend dhe ai vendos. Unë nuk e thashë që kriter është partia. Nuk bënë pjesë në asnjë instancë ekzekutive të Aleancës. Sa i përket barazisë gjinore duhet mu përcaktuar sipas ligjit”.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, tha se këta persona nuk duhet të emërohen pa konkurs, raporton EO.

“Kosova është dëmtuar me qindra miliona euro dhe konsideroj që të mos emërohen këta persona pa konkurs”.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi afat deri në mbledhjen e radhës.

“Unë ja kisha dhënë një shans deri të martën. Unë jam për të dhënë deri të martën një afat”.

Të ngjashme