Kompania “Frutex” merr pjesë në panairin “Gulfood” në Dubai

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Në panairin më të madh të ushqimit “Gulfood”, i mbajtur në Dubai, prej datës 17-21 shkurt 2019, me një pjesëmarrje prej 5000 kompanish dhe më shumë se 100 000 vizitorë, ka marrë pjesë edhe kompania “Frutex” me produktet e saj “Golden Eagle” dhe “Relax”.

 Pjesëmarrja e kompanisë “Frutex” në panairin “Gulfood“ në Dubai, krijoi mundësi të reja për një prezantim ndërkombëtarë të përmasave të gjëra dhe pritet që nga ky panair kompania të nënshkruajë kontrata dhe zgjerimin e tregut për “Golden Eagle”, thanë përfaqësues të kompanisë nga Suahreka.

Kompania eksporton në afër 30 vende të ndryshme të botës, pijen energjike “Golden Eagle”, dhe një rëndësi të madhe është duke i kushtuar edhe rritjes së tregut në shtetet arabe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme