Kompania që ia mori Kosovës 5 milionë në Arbitrazh përfiton nga falja e tatimeve

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 09:41 | Nga

Kompania austriake OeSD, e cila vite më parë kishte fituar tenderin mbi 10 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të Kosovës, përpos që ka përfituar 5 milionë euro nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, autoritetet vendore të njëjtës ia kanë falur hiç më pak se gjysmë milioni euro tatime të papaguara.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris në vitin 2016 ka gjetur se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte bërë shkelje ligjore për shkak të vonesave në pagesa për tenderin milionësh të pasaportave, me ç’rast ishte detyruar nga Gjykata t’ia paguajë kompanisë austriake kompensimin milionësh, shkruan “Zëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme