Rrëzohet ankesa për Rrugën e Kombit, dy kompani në garë

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 18:42 | Nga

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës e Shqipërisë ka bërë me dije këtë të enjte se është rrëzuar ankimimi kundër dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit.

Përmes një njoftimi për shtyp, MTI sqaron se Komisioni i Prokurimit ka lënë në fuqi vendimin për dhënien e koncesionit të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë.

Sipas njoftimit, nga gara për fitimin e këtij tenderi është skualifikuar kompania “Vendeka Bilgi”, ndërsa janë shpallur fituese “Catalyst Viva das General Constructing” dhe “Salillari”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme