Konjufca takohet me anëtarët e Bordit të KPMM-së, diskutojnë për sfidat që po përballet sektori minerar

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana.

Me këtë rast, anëtarët e Bordit të KPMM-së e njoftuan kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen.

Kryetari Konjufca premtoi mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor.

Të ngjashme