Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, Bajrami: Të bëjmë sa më pak politikë

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 10:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, nga LDK-ja, do ta udhëheqë Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili u konstituua të enjten, raporton Ekonomia Online.

Bajrami, në këtë mbledhje, ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të jenë më profesionalë e më pak politikë.

Ajo ka thënë se janë 96 raporte buxhetore të cilat nuk janë shqyrtuar në legjislaturën e kaluar.

“Jemi një komision i rëndësishëm dhe mbikëqyrim  ligjshmërinë e organizatave buxhetore. Sa më pak që bëjmë politik dhe jemi profesionist në këtë Komision besojë që i kontribuojmë shpenzimit të ligjshmërisë së financave të shtetit. Në mbledhjen e radhës propozojmë nga stafi mbështetës për inicimin e tenderit të një kompanie që do të bëjë auditimin e financave. Janë mbi 96 raporte që nuk kanë arritur të shqyrtohen”.

Eman Rrahmani nga VV-ja tha se është mirë të vazhdohet me raportet e auditimit të vitit 2019, si dhe dhjetë komunat që e kanë buxhetin më të madh ta vijnë e të raportojnë para anëtarëve të komisionit.

“Mendoj që ne është mirë me vazhdar me raportet e auditimit të viti 2019 që kanë mbetur ende pa u shqyrtuar në Komision. Unë kisha propozuar që të fillojmë me një praktik të re ku bëhet shqyrtimi i dhjetë raporteve të komunave të cilat e kanë buxhetin më të madh”.

Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka këtë përbërje: Hykmete Bajrami kryetare, anëtarë e Arta Bajralia nga VV, Enver Haliti nga VV, Mirlinda Sadiku nga VV, Eman Rrahmani nga VV, Fadil Numra nga PDK, Hajdar Beqa nga PDK, Jasmina Dedic nga Lista Serbe, Albana Bytyqi nga AAK-ja.

Të ngjashme