Kopac kërkon që Kosova ta miratojë Ligjin për Energjinë e Ripërtëritshme

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 14:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim rajonal ka pritur në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesja e komisionit, Sala Berisha- Shala, i shpjegoi Kopacit përgjegjësinë e këtij komisioni.

Shala tha se këtë vit në planin e punës së këtij komisioni është monitorimi i ligjit për energji elektrike gjithashtu edhe atij për efiçiencë të energjisë.

“Komisioni infrastrukturën ligjore sidomos në sektorin e energjisë e ka trajtu me një prioritet të lartë. Në komision e kemi gjet gjuhën e përbashkët dhe e kemi trajtuar ligjin për efiçiencë të energjisë që është miratuar në Kuvend. Ne në planin e punës për këtë vit jemi përcaktuar për monitorimin e ligjit për energji elektrike, shumë shpejt do fillojmë me hapat konkret me pa se sa po zbatohet dhe ku janë pengesat e pastaj në 6 mujorin e dytë të këtij viti kemi parapa ta monitorojmë ligjin për efiçiencë të energjisë. Është lajm i mirë se dje kryetari i komunës së Drenasit ka pritë në takim një investitor të rëndësishëm që ka të bëjë me energjinë me erë”, tha Berisha-Shala.

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, tha se Kosova ende nuk ka miratuar ligjin për energji të ripërtritshme dhe kjo nuk është mirë për promovimin e energjisë së ripërtritshme.

“Ky projekt ofron mundësinë që t’i shikojmë gjërat nga pikëpamje të ndryshme. Me shpresë që ju do angazhoheni edhe më shumë në diskutim. Ne vlerësojmë që shkalla më e lartë e implementimit është në Mal të Zi që është më e avancuar. Në kornizën ligjore Kosova është fatkeqësisht në shkallën më të vogël të implementimit. Pjesa më problematike është në çështjet e stoqeve, por i kemi edhe disa probleme me elektricitetin apo energjinë. Vendi me numrin më të madh të shkeljeve është Bosnja e cila nuk po funksionin mirë si shtet”, tha ai, raporton EO.

Kopac u përballë edhe me disa pyetje nga anëtarët e komisionit, gjegjësisht nga deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, i cili e pyeti Kopacin se cilat janë dy rastet e shkeljeve që kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore.

Kopac pati përgjigje për Sejdiun.

“Shkeljet janë në direktivat për djegie që lidhen me Kosovën B. Kemi edhe një shkelje që ka të bëjë me mekanizmat e ndihmës shtetërore që lidhet me Kosovën e Re. Shumë çështje të tjera janë të pakryera si p.sh hapja e tregut”, u përgjigj ai.

Sejdiu vazhdoi edhe me pyetje të tjera për mysafirin ku i kërkoi atij të jetë më shumë shpjegues sa i përket matjes së çmimeve për të gjithë akterët e sektorit të energjisë.

Kopac tha se në krahasim me rregullatorët e tjerë në rajon, ZRRE-ja është vlerësuar mjaftë mirë, por që ka vuajtur si shkak i disa betejave politike në vend.

“Rryma e juaj apo ligji për rrymën e lejon çfarë është e lejueshme , lejohet tenderi special për gjeneratorët e rinj për prodhim në vend në rast se furnizimi me rrymë nuk është i mjaftueshëm. Direktiva e ka një dispozitë të tillë dhe ZRRE-ja po e përdorë një dispozitë të tillë. Në krahasim me rregullatorët e tjerë në rajon ZRRE është vlerësuar mjaftë mirë, por fatkeqësisht ka vuajtur për shkak të disa betejave politike në vend”, tha ai.

“Prej që kam ardhë në Kosovë gjithmonë raportoj për situatën e njëjtë. Disa shtete anëtare kanë miratuar ligjin e duhur par energjinë e ripërtritshme mirëpo Kosova, Serbia dhe Bsnja akoma nuk kanë bërë asgjë dhe kjo nuk është mirë për promovimin e energjisë së ripërtritshme. Ju aktualisht e keni një sistem të tarifave ndihmëse”, tha ai.

Të ngjashme