KOSID-i i dërgon letër OPIC-ut, kërkon kundërshtimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 12:37 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës (KOSID) në një letër dërguar Korporatës së Investimeve Jashtë Shtetit (OPIC) me seli në ShBA i ka shpjeguar shkeljet e politikave dhe ligjeve të aplikueshme nga OPIC në rast se ata do të mbështesin ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e BIRN-it dhe bashkëthemeluesja e KOSD-it, Jeta Xharra, ka thënë se përderisa institucionet tona proklamojnë zhvillimin e vendit vetëm me qymyq, KOSID-i po jep vizion se di të bëhet energjia eiciente në mënyrë që të zvogëlohet fatura e qytetarit.

“Sot kemi ardh për t’i treguar publikut që përderisa qeveritë dhe institucionet e kanë proklamuar zhvillimin e Kosovës vetëm me qymyr, ne si KOSID po i japim një vizion Kosovës që të bëhet me energji efeçiente në mënyrë që me zvoglu faturën e qytetarit dhe monopoli prej kah e marrim rrymën me u largu. Mos harroni krejt Kosova ka ma pak 10 vjet jetëgjatësi në krahasim me njerëzit e Ballkanit Perëndimor “, tha Xharra.

Drejtoresha Ekzekutive e FIQ-it, Dajana Berisha, ka treguar së përmes kësaj letre i kanë treguar Bankës OPIK se pse nuk duhet të investohet në Kosovë.

“ Ne i kemi treguar Opikut se ka një konflikt me politikat e saja për çfarë ka mandat nga kongresi amerikan. Çmimi do të rritet me 50 % me çmimin aktual dhe është çmim i papërballueshëm, problematikë në  këtë projekt është çështja e zhvendosjes, konflikt mes popullsisë lokale me ata që do të vinë me investu, çështja e publikimit të atij dokumenti i “Impakti mjedisor dhe social”, janë dy dokumente që OPIK-u lejon “Control global” me investu, problem miniera e Sibovcit, një problem kur nuk ka konsensus për një projekt të tillë dhe çështja e ligjeve dhe këto ligje janë të mira dhe në implementim ato dështojnë”, tha Berisha.

Themeluesja dhe drejtoresha e programit “Era Group”, Ellen Frank-Lajqi, ka ofruar mëbshtetjen e saj në këtë drejtim.

“ Sot ne si “Era” kemi ardh të ju tregojmë që ju nuk veni vetëm, kur keni beteja të mjedisin ju nuk jeni vetëm duhet të jemi të bashkuar” tha Lajqi.

KOSID në këtë letër thekson se mbështetja për termocentralin e qymyrit “Kosova e Re” do të ishte në kundërshtim me politikat OPIC-ut dhe DFC-së, të cilat nuk e favorizojnë thëngjillin dhe inkurajojnë mbështetjen e energjisë së ripërtërishme.

“Banka Botërore vendosi në mënyrë specifike të mos financojë termocentralin e qymyrit, për shkak të disponueshmërisë së alternativave të reja të ripërtërishme që do të mund të zbatoheshin për këtë projekt. Financimi i një termocentrali të ri qymyri, pa vlerësimin fillestar të alternativave të ripërtërishme, do të ishte në kundërshtim me preferencën e hapur të Kongresit Amerikan për projektet e rinovueshme”, thuhet në letër. “OPIC ka zbatuar preferencën e Kongresit për burimet e ripërtërishme duke mos financuar një projekt thëngjilli në më shumë se një dekadë dhe mbështetja e saj për energjinë e rinovueshme arriti në 750 milionë dollarë në 2018. Financimi i KRPP do të ishte një hap fatkeq në avancimin e kësaj direktive.”

Të ngjashme