“Kosova çdo vit humb 500-1000 hektarë tokë bujqësore”

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po vazhdon konferenca dyditore “Conrecon” me prezantime nga arkitektë e inxhinierë nga i gjithë rajoni.

Afrim Sharku, inxhinier i bujqësisë, gjatë prezantimit të tij tha se Kosova çdo vit humb 500-1000 hektarë tokë bujqësore, si pasojë e dëmtimit të tokave.

Sipas Sharkut, një ndër arsyet pse ka humbje të tokës është mungesa e politikave të qarta për tokën si dhe ngecja në administrimin dhe menaxhimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Kemi mungesë të politikave të qarta për tokën dhe kjo është ngecje në administrim dhe menaxhim të tokës në nivele më të ulëta.
Është një boshllëk, një lidhje jonormale mes politikës së tokës, administrimit dhe menaxhimit. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Kosova humb çdo vit 500 deri në 1000 hektarë tokë bujqësore”.

Përveç mungesës së politikave për tokën por edhe moskoordinimin mes tyre, Sharku tha se degradimi i tokës bëhet edhe nga mospërgjegjësia dhe mosaftësia.

“Burime të degradimit dhe humbjes së tokës bujqësore varen prej vetëdijes, papërgjegjësisë e shpeshherë edhe paaftësisë, e kombinimi i këtyre i sjellë gjitha këto probleme. Legjislacioni pa zbatim efektiv. Mungesa e strategjisë së menaxhimit të qëndrueshëm të sistemit të tokës, mungesë e informacionit të cilësisë së tokës”.

“Conrecon” është konferenca e parë e ndërtimit në Kosovë. Ajo është organizuar nga media “Ndërtimi” dhe për dy ditë ka mbledhur në Prishtinë arkitektë e inxhinierë nga i gjithë rajoni.

Të ngjashme