Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për Qeverisjen e Mirë Financiare

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 09:18 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt kanë nënshkruar marrëveshjen Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale Gjermanisë. 

Hamza tha se kjo marrëveshje në këtë fazë ka sjellë 2 milionë euro për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Sot e nënshkruan marrëveshjen e radhës në vazhdën e shumë marrëveshjeve që kemi nënshkruar, Me vlerë prej 2 milionë euro që janë para falë për ne kosovarëve. Ky projekt ka filluar para dhjetë vjetëve dhe deri tash ka prodhuar shumë rezultate konkrete”.

“Mbi të gjitha studimet tregojnë se investimi në ngritjen e kapaciteteve humane të qeverisjes së mirë, llogaridhënies e transparencës janë ndër investimet më të mira. Lansimi i portalit të transparencës është diçka që ne si Kosovë mund të krenohemi, kemi arritur të fitojmë çmime prestigjioze, jemi në mesin e vendeve të rralla në Evropë që e kemi një gjë të tillë. Pastaj janë shumë projekte të suksesshme në administratën tatimore”.

“Nëse shohim trendin e të hyrave është rreth 10 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe kjo është rezultat i ngritjes së transparencës dhe rritjes së besimit të taksapaguesve. Është punuar shumë edhe në dy komisione të kuvendit, komisioni për buxhet dhe ai për mbikëqyrjen e financave publike”.

Ai tha se takimet e tilla me Gjermaninë sjellin gjithmonë lajme të mira për Kosovën.

“Është kënaqësi kur takohemi me ambasadorin e Gjermanisë dhe është më shumë e rëndësishme sepse gjithmonë për qytetarët e Kosovës janë lajme pozitive sepse Gjermania vazhdon me taksat e veta ta ndihmojë ekonominë e Kosovës”.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt ofroi mbështetjen për Kosovën drejt BE-së.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë me administratën tatimore që të ngrisin besimin e qytetarëve.

“Kemi investuar shumë edhe punë por edhe para në këto faza të projektit. Kjo është përpjekje e përbashkët, ministria e financave, parlamenti me komisionet përgjegjëse dhe administratën tatimore. Me përpjekje të tilla ekipore do të sjellin rezultate. Ne si Gjermani me instrumentet tona që i kemi këtu jemi për të ndihmuar vendin të lëvizë drejt BE-së”.

“Parlamenti mban përgjegjësi të veçantë dhe pastaj është MF-ja që duhet ti mbajë të gjitha bashkë. Unë jam dëshmitar i vetëm dy viteve të fundit dhe më kujtohet si në dhjetorin e kaluar lansuam portalin e transparencës dhe disa njerëz në gjermani do xhelozojnë për këtë instrument. Kjo rritë llogaridhënien e ekzekutivit”.

“Kjo është përpjekje e përbashkët ku Kosova është e veçantë në rajon pasi asnjë vend në Ballkan nuk e ka një instrument të tillë. Shohim për fazat në vazhdim që do sjellin instrumente të tjera. Sa i përket transparencës dhe besimit të tatimpaguesve kjo tregon përgjegjësi që kanë qeveria dhe parlamenti për shpenzimet publike”.

Pjesëmarrës gjatë nënshkrimit kanë qenë edhe Drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut David Oberhuber dhe Udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare Kadri Jõgiste.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/821625288205540/

Të ngjashme