Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 13:37 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Luksemburg është pritur nga Homologu i tij Ministri i Financave të Luksemburgut Pierre Gramegna. Ku gjatë takimit bilateral ministrat nënshkruan Marrëveshjen për eliminimin e  tatimit të dyfishtë ndërmjet dy shteteve. Me këtë marrëveshje  avancohen marrëdhëniet ndërshtetërore  në një nivel shumë më të lartë.

Ministri Bedri Hamza gjatë takimit vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë e Luksemburgut dhe shprehi falenderimin për ndihmën e ofruar ndër vite për shtetin e Kosovës. Ku falë kësaj ndihme kemi projekte të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomike të vendit.

Ai gjithashtu  falënderoi shtetin e Luksemburgut për mbështetjen e ofruar për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare me theks të veçantë antarësimin  në organizatën botërore të Doganës.

Ndërsa, Ministri i Financave të Luksemburgut Pierre Gramegna gjatë takimit shprehi kënaqësin e tijë për vizitën e Ministrit Hamza në Liksemburg si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes e cila pa dyshim tregon marrëdhëniet e shteteve tona të shkëlqyeshme dhe të sinqerta.

Ministri Gramegna gjithashtu shprehi gatishmërinë që ta ndihmoj Kosovën në çdo projekt i cili ndikonë në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës dhe në zhvillimin Ekonomik.

Ministri Gramenga po ashtu me respektin më të madhe pranoi  ftesën e Ministrit Hamza për ta vizituar Kosovën në pjesën e parë të vitit 2018, dhe për të iniciuar së bashku projektet e zhvillimit ekonomik për interes të përbashkët e dy shteteve dhe të Bashkimit Evropian në përgjithesi.

Të dy Ministrat u pajtuan se marrëveshja e nënshkruar sot ndihmon në investimet e përbashkëta në të dya vendet.

Të ngjashme