Kosova dhe Maqedonia dakordohen për bashkëpunim në agjendën digjitale

Shkup | 14 Shk 2019 | 15:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me qëllim të uljes së tarifave të roamingut  të telefonisë mobile në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka qëndruar sot në Shkup.

Ministri Beqaj në takimin zyrtar me Ministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për Shoqëri të Inofmacionit dhe Administratë, Damjan Mancevski, ka diskutuar rreth tarifave të roamingut, por edhe për çështje të tjera që lidhen me Agjendën Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Beqaj ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik i cili ndodhi në Maqedoninë e Veriut.

“Shprehi ngushëllime. Një aksident i rëndë për Republikën e Maqedonisë dhe gjithë familjarët. Normalisht meqë unë nuk mund të marrë pjesë në takim të hënën, kam udhëtuar sot për të biseduar me ministrin për projektet e përbashkëta”, tha Beqaj.

Ai tha se ekonomia digjitale po merr hov të madh dhe rajoni duhet ta zë hapin.

“Ekonomia digjitale po merr hov shumë të madh dhe rajoni ynë duhet ta zë hapin. Ky takim vjen pas takimit me Komisioneren Gabriel, ku u zotuam për një qasje të përbashkët rajonale mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për digjitalizim dhe avancim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga Agjenda Digjitale, siguria kibernetike, shkathtësitë digjitale dhe cloud për hulumtim dhe zhvillim”, tha ai.

“Në muajin prill të këtij viti, do të mbahet Samiti Digjital i radhës, ku pritet ta përmbushim një nga detyrat që dalin nga Agjenda Digjitale e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e mbështetur nga Komisionerja Mariya Gabriel, nënshkrimi i marrëveshjes për uljen e tarifave të roamingut”, tha Beqaj, raporton EO.

Ministri maqedonas Mancevski u shpreh mirënjohës për kontributin e Beqajt.

“Ministri Beqaj është sot ne Shkup për arsye se nuk do të mund të jetë të hënën në takim me Mariya Gabriel për shkak te agjendës. Ministri Beqaj ishte iniciator i këtij bashkëpunimi rajonal që ka për synim shkathtësitë digjitale, sigurinë kibernetike, cloud për hulumtim dhe zhvillim si dhe digjitalizimin e mbarë ekonomisë”, tha Mancevski.

Këtë takim ministri Beqaj e zhvilloi sot pasi të hënën nuk do të mund të marrë pjesë në takimin me komisioneren evropiane, Mariya Gabriel.

Të ngjashme