Kosova dhe Maqedonia e Veriut treg unik në Ballkan

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Një delagacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini,   kanë takuar kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, tha se do të bashkpunojnë me AKB-në dhe bizneset kosovare.

Sipas tij janë bërë mjaft lehtësira, por ende ka disa barriera.  Ai tregoi se janë hequr testet, por situata nuk është e mirë ku ka rritje të të infektuarve.
Ai premtoi se së shpejti do tê vazhdoi ndërtimi i autostradës nga Shkupi deri tek kufiri me Kosovën.

“Bizneset e huaja janë të barabarta me ato vendëse dhe mundohemi të krijojmë lehtësira për bizneset”, tha Xhaferi.

Ai premtoi se çdo iniciativë e AKB-së dhe e biznesevev kosovare do të trajtohet me seriozitet nga ana e legjislativit.

Ndërsa kryetari i AKB-së Agim Shahini, uroi për rizgjedhjen në pozitën kryeparlamentarit. 

Kosova me Maqedoninë  kanë raporte të mira ekonomike, derisa ka rënie të suficitit tregar me Kosovën.

“Mbyllja e kufijve nuk duhet të ndodh, sepse është e dëmshme për të gjithë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët”, tha Shahini.

Ai tha se duhet praktikuar rregullat e lira të lëvizjes e jo mbylljes, por  e zbatimit të masave mbrojtëse.

Kryetari i AKB-së shprehu shqetësimin lidhur me mos ndërtimin e autosradës  “Arben Xhaferi”, nga kufiri deri në Shkup, duke kërkuar  ndërtimin e saj në Maqedoni.

Agim Shahini premtoi se do të jenë partner të fuqishëm në zhvillimin emonomik të dy vendeve.

Ai tregoi se rreth 3 milionë euro kosovarët shpenzojnë në Maqedoni thuajse çdo javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme