Kosova e Finlanda diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:30 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, ku u diskutuan ide konkrete për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve nga sektorë te ndryshëm. Gjatë këtij takimi, bizneset nga Kosova kishin mundësinë të përcjellnin nga afër prezantimin e kompanisë finlandeze “Malok” nga Damir Budanec dhe të bisedonin për bashkëpunime konkrete.

Mes tjerash u bisedua edhe për iniciativa të përbashkëta që kanë për qëllim ngritjen dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Finlandës.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme