“Kosova ka nevojë për reforma në drejtësi, programi për NVM të ratifikohet sa më shpejt”

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 10:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova duhet të përgatitet në mënyrë që të mos dështojë sikurse vendet e rajonit në mënyrë që të përfitojë nga programi i BE -së për konkurrueshmëri të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla-COSME.

Kështu u tha në punëtorinë e mbajtur e cila për synim kishte ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje më programin e BE-së për konkurrueshmëri dhe instrumenteve financiare në përgjithësi.

Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen. Ai tha se përmes këtij programi Kosova do të përfitojë pasi përfshin një numër të madh të ndërmarrjeve.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për reforma në drejtësi. Cullen bëri thirrje që ky program të miratohet sa më shpejt edhe në Kuvend.

“Kosova i duhen reforma dhe sundimi i ligjit dhe këtu kërkohet edhe inkurajim dhe dedikim i partive politike. Më vjen mirë të shoh prezencën e juaj dhe ky është një indikacion i mirë që të kuptoni rëndësinë e sektorit privat. Ne jemi të gatshëm që të shoqërojmë përpjekjet tuaja BE do të vazhdoj të jetë mbështetja në Kosovë”.

“COSME është programi i parë i tillë, por tre të tjerë janë në proces e sipër që shpresoj të miratohen së shpejti. COSME është programi kryesor i Kosovës për ndërmarrësi. Përfshin një numër shumë të madh të kompanive”.

Ndërsa Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u zotua se do të angazhohet në ofrimin e ndihmës për ndërmarrjet në përgatitjen sa më të mirë të dokumenteve por edhe të projekteve në mënyrë që të sigurojnë mbështetje nga programi COSME.

Kjo pasi sipas Hasanit për tri vitet e ardhshme ky program do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës mbi 450 mijë euro.

“Programin COSME, e kemi nënshkruar në fund të dhjetorit dhe ky program bart edhe shpenzime për Kosovën. Është program deri në vitin 2020. Qëllimi ka qenë se shumë shtete kanë ndodh se për shkak se nuk kanë qenë ndërmarrjet për me aplikuar në këto programe kanë dështuar dhe nuk kanë përfituar nga kjo. Është një hap me rëndësi për ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme. Ka mbet në procedurë që të bëhet ratifikimi në Kuvendin e Kosovës. Unë do të dëshiroja që ndërmarrjet tona, por edhe ne si Qeveri ta bëjmë një plan më të detajuar dhe të ndihmojmë në përgatitjen e dokumenteve”.

“450 mijë euro në tri vitet e ardhshme Kosova do të shpenzojë për këtë anëtarësim nuk do të doja që këto mjete të harxhohen e të mos fitojmë asgjë për shkak se ka ndodh që vendet e tjera të mos arrijnë të fitojnë nga ky fond”.

Dhurata Hoxha, Ministre e Integrim Evropian (MIE), tha se organizimi i punëtorive të tilla është i rëndësisë së veçantë për shkak se iu mundëson përfituesve potencial të vetëdijesohen për programin.

Ajo bëri të ditur se gjatë këtij viti do të nënshkruhen edhe tri marrëveshje për programe të tilla.

“Jemi këtu për të diskutuar për pjesëmarrjen e Kosovës në programin COSME. Kosova më herët nuk ka pasur marrëveshje kontraktuare me BE të asaj natyre që do të na mundësonte të merrnim pjesë në projekte si ky dje me nënshkrimin e MSA na është hapur rruga. Sivjet do të në shkruajmë edhe 3 programe të tilla Evropa kreative Evropa për qytetarët dhe Erasmus plus”.

Kurse Besim Beqaj, Ministër për Inovacione dhe Ndërmarrësi (MIN) premtoi se të gjithë buxhetin e ministrisë që ai udhëheq do ta fokusojë në rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve në vend.

“I ka tri synime kryesore qasjen ne financa përkrahjen për biznesin dhe promovimin e ndërrmarrësisë në Kosovë. Është program i madh mbi 2 milionë euro. Nuk është program ekskluzivisht për Kosovën. Fokusi është krejtësisht buxheti i ministrisë mbi 9 milionë euro të ndahen në sektorin privat që të rrisim konkurrueshmërinë në treg”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme