Kosova ka rritur për 17 për qind eksportin në kohë pandemie

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka rritur për 17% eksportin e produkteve në vendet e tjera, derisa gjatë pandemisë importi ka rënë.

Shifrat bëhen të ditura nga Dogana e Kosovës, të cilët shtojnë se importi u rritë për produktet farmaceutike dhe ato të higjienës.

“Edhe përkundër pandemisë gjatë këtij viti në kemi parë rritje të eksporteve drejt vendeve tjera. Mund të them se nëse në periudhën janar-korrik të vitit 2019 kemi pasur eksporte në vlerë prej 199 milionë euro, në të njëjtën periudhë në vitin 2020 kemi pasur 233 milionë euro eksporte që do të thotë kemi rritje të eksporteve të produkteve të Kosovës prej 17 për qind”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adriatik Stavileci.

Por Kosova në kohë të pandemisë shënoi më pak importe.

Stavileci thotë se në kushte pandemie pati rritje të importeve në produktet medicinale dhe higjienike por jo edhe në produktet tjera.

“Industria e mobilieve, automjeteve dhe një gamë e gjerë e produkteve tjera kanë pasur ulje të eksporteve në krahasim me periudhën para pandemisë”, tha Stavileci.

Gjermania është ndër shtetet që Kosova importon më së shumti produkte, përderisa nga dogana thonë se pas heqjes së taksës edhe produktet nga Serbia po importohen më shumë.

Të ngjashme