Kosova ka shkallën më të ulët të tatimeve

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 13:05 | Nga

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se sektori fiskal gjatë vitit 2017 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 5.3 për qind përkatësisht 5.0 për qind.

Deficiti primar buxhetor si përqindja e BPV-së ishte 0.9 për qind, që është më i ulët krahasuar me deficitin prej 1.0 për qind në vitin paraprak.

“Përkundër rritjes së vazhdueshme të të hyrave, Kosova ka shkallën më të ulët të ngarkesës së ekonomisë me tatime krahasuar me vendet e rajonit ndërkohë që edhe raporti I shpenzimeve buxhetor por edhe ai i borxhit publik ndaj BPV-së është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimi Tremujor të Ekonomisë.

Rritja e aktivitetit ekonomik në Kosovë gjatë vitit 2017 është mbështetur nga rritja e investimeve si dhe rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2017 ka shënuar rritje reale të BPV-së prej 3.7 për qind. Në rritjen e BPV-së reale kontributin kryesor e kishin ndërtimtaria, tregtia, aktivitetet financiare dhe të sigurimit si dhe industria përpunuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme