Kosova mbështet financiarisht Koalicionin Global Kundër ISIS-it

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 14:46 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me të cilin Shteti i Kosovës mbështetë financiarisht Koalicionin Global Kundër ISIS.

Ky memorandum përveç që implementon vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 14/09 të datës 20 tetor 2017, dëshmon edhe për marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme dhe bashkëpunimin e ngushtë në interesa strategjike të përbashkëta. Kosova përmes këtij memorandumi është rreshtuar edhe financiarisht në përkrahje të Koalicionit Global Kunder ISIS, dhe do të jetë e gatshme që t’i përgjigjet edhe në forma tjera bashkëpunimit, përfshire rrugëve të ofrimit të ndihmës humanitare, ofrimin e ekspertëve për pastrimin e fushave nga mjetet e rrezikshme, ashtu siç është paraparë me vendimin e Qeverisë së datës 20 tetor 2017.

Ministri Hamza u shpreh i lumtur që Kosova ka arritur këtë fazë të zhvillimit që t’i ofrojë mbështetje financiare Koalicionit Global Kundër ISIS, dhe me këtë është rreshtuar krah shteteve mike që e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Kosovën, për çka ne i jemi shumë falënderues për këtë histori suksesi.

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie me këtë rast tha që ai është i kënaqur me faktin që Republika e Kosovës e riafirmoi angazhimin e saj në Koalicionin Global Kundër ISIS. Ai shtoi që bashkëpunimi është kyç për luftimin e ekstremizmit.

Të ngjashme