Kosova në vitin 2018 do të bëhet me Ligjin për efiçencë të energjisë

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 10:22 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova e ka emergjencë rritjen e kapaciteteve gjenerues të energjisë.

Kjo sipas kreut të ekzekutivit për shkak të humbjeve të mëdha që po u shkakton bizneseve ndërprerja e energjisë, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri në konferencën “Furnizimi me energji i sektorit të prodhimit në Kosovë: Energjia e ripërtritshme”, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, në të cilën theksoi se prodhuesit në Kosovë kanë qenë të lënë vetëm, jo vetëm sa u përket politikave fiskale dhe kreditore, por edhe në problemet tjera, siç është furnizimi me energji.

Haradinaj më tej tha se 300 milionë euro të humbura nga bizneset për shkak të energjisë nuk është normale dhe duhet të merren masa.

“Problem shumë serioz është ndërprerja e paparalajmëruar që shkakton probleme serioze. Duhet me thanë që Kosova e ka në urgjencë çështjen e energjisë. E kjo është paralajmëruar me Kosovën e Re, pa fol për këtë nuk i zgjidh problemet në tërësi. Është akumulimin i energjisë e në rast se nëse nuk ki energji duhet të këtë kuot e që është 20% i energjisë së ripërtërishme”.

“Atë që i kemi thanë prodhuesve, duhet të dini që qeveria është partneri i juaj sepse vija e parë ose fronti janë prodhuesit. Ne kemi një operator në vend KEDS investimet e deri tashme janë tension i ulët dhe kam informata që koha që vjen investimet rreth 20 milionë janë tension i mesëm e që dedikohet për bizneset. Ne do të shtojmë dialogun me operatorin që mos të shkaktohen këto humbje”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se gjendja e energjisë në vend nuk është e kënaqshme për bizneset në vend.

Sipas tij, Kosova është i vetmi vend në Evropë ku tarifat e rrymës janë më të shtrenjtat, por ai premtoi se bizneset e mëdha do të mund të negociojnë çmimin drejtpërdrejt vet.

“Shumica e bizneseve kanë probleme me mungesën e enrgjisë. Kemi probleme me tarifimin dhe duhet të përmirësohet. Kosova është i vetëm shtet në Evropë që i ka tarifat më të shtrenjta për bizneset sesa ato tarifat shtëpiake. Këto duhet të jenë të balancuara. Bizneset e mdhaja do të kenë të mundur të negociojnë çmimin drejtpërdrejtë vetë”.

I pari i Zhvillimit Ekonomik tha Kosova në vitin e ardhshëm do të bëhet me ligjin për efiçiencën e energjisë, raporton EO.

“Ne presim të miratojmë edhe ligjin për eficencën e energjinë në fillim të vitit. Nga Fondi evropianë janë folur 10 milionë euro për energji në vetëm do i bëjmë 2 milionë. Ky fond do të jetë i qëndrueshëm do të jepet në formë të kredive. Për fillim ne do të bëhemi institucion financiar”.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit tw prodhuesve tha se energjia solare është ajo që Kosova mund të fokusohet si vend.

“Kemi një kredi të but që është bërë, është duke edhe fondi i energjisë. Ne besojmë që problemi kryesor i bizneseve në konkurrencë janë energjia elektrike. Janë fikun 300 milion euro të humbura për arsye te energjisë elektrike. Çështja në këtë aspekt është kritike sepse ne nuk mund të jemi konkurent. Ne besojmë që furnizimi u energjisë elektrike është çështje e sigurisë kombëtare”.

Të ngjashme