Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID me vlerë prej 1.6 milionë dollarë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 14:40 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes së Grantit me USAID, ku Kosova do të përfitoj 1.6 milionë dollarë, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të amandamentimit të Marrëveshjes së Grantit me USAID, tha se kjo e fuqizon përkushtimin e ShBA-së karshi Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kosova do të përfitojë 1.6 milionë dollarë nga kjo marrëveshje.

Osmani thotë se me këtë marrëveshje synojnë rritjen e cilësisë së qytetarëve.

“Jam e lumtur që në praninë e tyre kemi nënshkruar amendamenti marrëveshje mes Kosovës e ShBA-së. Marrëveshja e nënshkruar nënkupton që përfiton 1.6 milionë dollarë. Kjo marrëveshje synohet shërbimi më i mirë për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike. Kjo marrëveshje nënkupton shumë më shumë përtej përfitimeve materiale nënkupton përkushtimin e ShBAsë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”.

“Përkufizimi i grantit ngërthen në vete edhe përkushtim tonë që synon rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë pa dallim. Ambicia jonë është e qartë që ta bëjmë Kosovën vend llogaridhënës e mbikëqyrësh. Qëndrojmë pran ShBA-së ashtu siç qëndron ajo me ne. Raportet me të kanë ekzistenciale. Jemi me fat që kemi aleat si ta. Republikën e Kosovës do ta bëjmë ashtu siç duan ta shohin miqtë tanë”.

“Zoti i bekoftë popujt tanë. Amerikën e Kosovën”.

Ndërsa ambasadori amerikan, Philip Kosnett, tha se me këtë marrvëshje nënkupton që institucionet të rrisin partneritetin me mediet dhe opozitën.

“Ne duam që Kosova të jetë një vend i vetëmjaftueshëm dhe tani do të ju shpjegoj përmes tri pikave se si e kuptojmë këtë”.

“I pari aspekt nënkuptojmë një lidership që vjen nga Qeveria e Kosovës. Të përkufizojë qëllimet e saj dhe të përcaktojë agjendën e saj të zhvillimit. Këto resurse nuk janë të përhershme”.

“Vetëmjaftueshmëria nënkupton po ashtu partneritet me mediet, diasporën edhe me vetë opozitën”.

“Nënkupton gjithpërfshirjen sidomos të zërave që ndihen më pak, si gratë e të fëmijëve . Duhet të ketë mundësi të barabarta për jetesë. Korrupsioni dhe papunësia janë shqetësime të përhershme të qytetarëve. Mirëpres mundësinë për të punuar me Osmanin, Kurtin dhe të gjithë ministrat e tjerë që të përfshijmë të gjithë zërat e Kosovës”.

Të ngjashme