Kosova parandalon planin e Serbisë për “krizë humanitare”, hapen pika shitëse në Veri

Mitrovicë | 01 Kor 2019 | 17:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për hapjen e disa pikave shitëse mobile me pakicë në komunat veriore të Kosovës, për të parandaluar planet e Serbisë që të paraqesë se në këtë pjesë mungojnë mallrat e domosdoshme, si pasojë e taksës së vendosur ndaj mallrave nga Serbia.

Shala pritet t’i vizitojë këto pika nën shoqërinë e Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se janë të lajmëruar kryetarët e komunave për këtë vendim që është marrë nga Qeveria e Kosovës.

Shala tha se qëllimi i këtij aksioni është që të gjithë qytetarët që jetojnë brenda territorit të Kosovës t’i kenë të gjitha produktet elementare për jetesë në shërbim të tyre.

“Sot Qeveria e Kosovës dhe MTI në bashkëpunim me MPB dhe institucionet tjera të Kosovës në përkrahje të bizneseve tona që merren me shitje të produkteve ushqimore në Kosovë kemi organizuar një veprim me të cilin do u mundësojmë qytetarëve në veri të Kosovës që të kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore për nevojat e tyre”, tha Shala.

“Kjo pas atij presioni, pas të gjithë atyre ndikimeve që Serbia me politikën shoviniste kanë ndikuar që në pjesën e veriut qytetarët tanë që jetojnë atje të mos kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore sepse i kanë detyruar të gjitha pikat shitëse në atë pjesë të i mbyllin ato pika shitëse ku qytetarët janë furnizuar”, tha ai.

Ai tha se këto veprime janë të orkestruara nga ana e Serbisë, por që Kosova të gjithëve do t’iu ofroj hapësirë dhe shërbime të mira për jetesë.

“Kjo lëvizje është për të siguruar qytetarin e Kosovës, banorin e veriut se ai është shtetas i Republikës së Kosovës dhe në do kujdesemi edhe për ta e kjo me qëllim që asnjë qytetar i yni të mos ketë të pamundur të furnizohen më ato produkte. Pikat shitëse janë mobile që nga sot do jenë në mënyrë permanente çdo ditë të vendosur nëpër pjesë të ndryshme të atyre 3 komunave që qytetarët të kenë mundësi të furnizohen më produkte elementare për ushqim”, shtoi ai, raporton EO.

Shala tha se kjo do të vazhdojë deri sa Serbia të ndal këtë politikë që po bën ndaj qytetarëve të veriut dhe ftoi bizneset e veriut t’i hapin bizneset e tyre dhe t’ i shërbejnë qytetarëve të tyre.

“Kjo do të vazhdoj, çdo herë kur qytetarët përballen me mungesa të tilla në do reagojmë si qeveri, nuk besoj se do zgjasë shumë unë besoj së gjitha ato bizneset që janë mbyll duke refuzuar të shërbejnë qytetarët e vet ta ndalin këtë sjellje të tyre por ne jemi të gatshëm dhe do jemi çdo ditë atje që qytetarët të furnizohen më produkte. Qytetarët e asaj anë kanë nevojë të furnizohen me këto produkte dhe ne jemi duke e dhënë këto mundësi përkundër politikave shoviniste të Serbisë po e pengon të bëjnë një jetë normale qytetarët që jetojnë atje”, shtoi Shala.

Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 1 person, standing and shoes
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Të ngjashme