Kosova pati 402.4 milionë Euro të hyra gjatë tremujorit të parë të vitit

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2020).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2020 ishte 402.4 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera.

Në TM1 2020, totali i shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 400.3 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (38.6%), kontributet sociale dhe përfitimet (33.2%), konsumi i ndërmjetëm (10.1%), dhe formimi i kapitalit bruto (6.2%). Kurse, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM1 2020”, mund ta vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare.

Të ngjashme