Kosova prezantohet në konferencën botërore për inovacion dhe digjitalizim “Smart Cities New York 2019”

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe kompanitë kosovare nga sektori i Teknologjisë Informative po marrinë pjesë në konferencën botërore për inovacion dhe digjitalizim “Smart Cities New York”, që po mbahet në New York të ShBA-së, e që ka filluar nga 13 dhe ka vazhduar deri më 15 maj 2019.

Në hapësirën ekspozuese e cila u sigurua nga MTI/KIESA, përfaqësues të kompanive kosovare që merren me teknologji informative (TI) në Kosovë po prezantojnë në këtë konferencë aktivitetin e tyre si dhe po njihen për së afërmi me trendet e teknologjisë botërore.

Nga Kosova po marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës së Teknologjisë Informative në Kosovë: (STIKK), ICK-ja, CACTUS, Manaferra, Fc- Finanncial Core, Time Frame, Frakton, Inet, Entermedia, Gjirafa, Datawis, Cyberlance/Sentry, Zoombie Soup, Skins Agency/Kokrra.

“Smart Cities NewYork” njihet si ngjarja më e madhe për inovacion dhe digjitalizim, ku marrin pjesë mbi 4000 pjesëmarrës, mbi 300 folës dhe mbahen mbi 90 punëtori.

Ndërkohë, me 16 dhe 17 maj 2019, në Nju Jork, do të mbahet Sesioni Informues gjatë së cilit përfaqësues të kompanive amerikane do të njoftohen nga ana e përfaqësuesit të KIESA-s për lehtësirat e të bërit biznes, si dhe për mundësitë që ofron Kosova për investime.

Të ngjashme