Kosova synon marrëveshje me Tajlandën dhe anëtarësim në Zyrën e Peshave dhe Matjeve

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 14:36 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Mbretërinë e Tajlandës mbi promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të vendimeve, raporton Ekonomia Online.

Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se me anë të kësaj marrëveshje ka për qëllim të mbrojë investimet në Kosovë dhe të drejtat e tyre të garantohen.

“MTI ka filluar proceduar për bashkëpunim bilaterale mes Kosovës dhe Tajlandës në Kosovë kemi numër të madh të investitorëve nga Tajlanda qe kanë investuar në Kosovë dhe që do investojnë kjo marrëveshje është për të i dhënë mbështetje investimeve që vijnë nga Tajlanda dhe për të i tërhequr këto investime ka për qëllim me mbrojt investimeve, me iu ofruar investitor të drejta të tyre dhe të garantohen se do të respektohen”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje do rris investimet reciproke dhe do të nxis ekonomi të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve

Një nismë tjetër e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e cila u shqyrtua në kabinetin qeveritar ishte edhe ajo për anëtarësimin e Kosovës si “Anëtar i Asociuar” në Zyrën Ndërkombëtare të Peshave dhe Matjeve, raporton Ekonomia Online.

Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ky anëtarësim i ndihmon Kosovës në ngritjen e cilësisë së produkteve të Kosovës, ulje e kostove për bizneset, ndikimi në ngritjen e GTP, eliminimi i barrierave tarifore etj.

“MTI në kuadër të objektivave të veta kërkon të aplikoj si anëtar i asocuar. Anëtarësimi në këtë zyre është i rëndësishëm me qëllim të barrierave tarifore”, tha Shala.

Të ngjashme