Kosova synon shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal me Portugalinë

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 14:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për negocimin e marrëveshjes për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me Tatimin në të Hyra dhe Kapital në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë, raporton Ekonomia Online.

Këtë negocim ndërmjet dy shteteve e ka marrë përsipër Ministria e Financave.

Zëvendësministri i kësaj ministrie, Mustafë Grainca, tha se me anë të kësaj marrëveshje synohet stimulim i bizneseve në Kosovë të kalojnë jashtë vendit.

“MF ka marr përsipër të shtyj përpara marrëveshjes si nivel i domosdoshëm të zhvillimit ekonomik që kanë stimulimin e bizneseve në Kosovë të kalojnë jashtë vendit, drafti i marrëveshjes paraqet pozicionin e Kosovës në rregulla të Kosovës”, tha Grainca.

Të ngjashme