Kosova do të paguajë 63 milionë € gjobë për autostradë

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 23:58 | Nga

Autostrada “Arbën Xhaferi” do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 63 milionë euro më shumë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka thënë se shpenzimet shtesë për këtë rrugë janë rezultat i “vonesave që janë bërë në pagesat bankare, amortizim dhe ndaj kompanisë “Bechtel Enka”, sepse këto probleme nuk i kanë zgjidhur në tavolinë”.

Lekaj ka thënë se kjo është për të ardhur keq, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për neglizhencë në këtë rast.

“Tani kjo rrugë do t’i kushtojë buxhetit gati 800 milionë euro dhe nuk është faji i im”, ka thënë ai në “Puls” të KTV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme