Kosova tërheq energji në mënyrë të paautorizuar nga rrjeti evropian

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 08:05 | Nga

Për shkak se Serbia nuk e zbaton marrëveshjen për energjinë, Kosova vazhdon të tërheqë energji në mënyrë të paautorizuar nga rrjeti i Sistemit Energjetik të Evropës Kontinentale.

Kjo, për t’i mbuluar humbjet e energjisë së paarkëtuar në komunat veriore të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë (KOSTT), që nga data 1 prill e deri më tani nga sistemi interkonjektiv i Evropës janë tërhequr në këtë formë 33 gigavatë energji.

Para muajit dhjetor të vitit të kaluar energjia e papaguar në veri kompensohej përmes faturave të qytetarëve në pjesët e tjera të vendit. Kjo praktikë ishte ndërprerë pasi që Avokati i Popullit kishte konstatuar se kjo përbënte shkelje të të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

Ky institucion kishte gjetur se rreth 5.24 për qind e kërkesës për energji apo rreth 8 milionë euro ishin shpenzuar nga komunat në veri të Kosovës kryesisht të banuara me shumicë serbe, ndërsa shpenzimet e kësaj energjie i ishin faturuar pjesës tjetër të qytetarëve të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme