Kosovarët e mbyllin vitin me standard të jetesës më të ulëtin në rajon, i duhen deri në 200 vjet ta arrijë mesataren e BE-së

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, me gjithë përmirësimet e bëra viteve të fundit, vazhdon të mbetet nën mesataren dhe larg vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2017, një familje kosovare shpenzon mesatarisht brenda një viti 7 mijë e 803 euro, apo për kokë banori 1 mijë e 511 euro. Kjo i bën kosovarët më të varfërit në Evropë dhe rajon, shkruan fakteplus.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, mesatarja e të ardhurave për kokë banori në vendet e Bashkimit Evropian është 35 mijë e 800 dollarë, kurse në Kosovë – 4 mijë e 442 dollarë.

Sipas BERZh-it, vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, ju duhen nga 40 deri në 200 vite të arrijnë mesataren e Bruto Produktit Vendor për kokë banori të BE-së.

Të ngjashme