Kosovës i duhen 500 milionë euro për të mbajt ekonominë dhe konsumin aktiv

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve, Qeverisë së Kosovës iu është drejtuar me një letër, në të cilën shkruhet se masat e marrura nga Qeveria nuk janë të mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse me qëllim që ta mbajm fuqinë konsumuese dhe likuidtetin ekonomik.

Aleanca Kosovare e Bizneseve i propozon Qeverisë 11 masa shtesë për të tejkaluar Pandeminë Ekonomike që e rrezikon mirëqenien socio-ekonomike të Koosvës.

Komunikata e plotë:

AKB ju propozon këto masa:

  1. Rishikimi i Buxhetit me urgjencë për vitin 2020
  1. Parlamenti i Kosovës duhet ta aprovoj Ligjin Emergjent për Rimëkëmbje të Ekonomisë
  1. Nivelizimi i pagave në mes sektorit publik dhe  privat dhe të paguhen të gjithë kontributdhënësit  me pagë mesatare në nivel vendi për 3 muaj e ardhshem pa perjashtim te asnje sektori ekonomik.
  1. Subvencionimi i qirave deri në 100% jo vetëm të atyre qe kan qenë me vendime të mbyllura por edhe të atyre bizneseve që kan hasur në vështërsi të punojë përshkak masave të COVID 19
  1. Të rishiqohen masat nga BQK, të shtyhen këstet e kredive për biznese dhe qytetarë pa interes dhe ndeshkime sepse Bankat Komerciale po aplikojn interes te larte deri ne 17%( per këto raste kemi argumente).
  1. Të gjitha tatimet e mbledhura në brendi të shtyhen deri më 31.12.2020 dhe riprogrami i tryre të bëhet për 24 muajt e ardhshëm.
  1. Energjia elektrike, uji dhe mbeturinat të subvencionohen nga shteti per 3 muajt e ardhshëm për të gjithë.
  1. Të rritet vlera financiare e Fondit për Garantimin e Kredive
  1. Kërkesa për burimet tjera të financimit në formë të granteve dhe kredi të buta nga Banka Botërore,  kërkesa në FMN për kredimarrje nga instrumenti i shpejtë financiar, kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.
  1. Hyrja e Kosovës në Borxh Publik deri ne 500 milion €,  si intervenim i shpejt i qytetarëve per të  mbajtur konsumin aktiv e cila e ruan likuiditetin ekonomik.
  1. Të subvencionohen bizneset qe kane punuar dhe te mbeshtet bizeneset qe nuk po punojne me vendim te Qeverise qofte ne forme direkte apo në formë indirekte, transporti publik nuk funksionon dhe  punëtorët kanë vështërsi për të vajtje ardhje në Punë.

Ne vlerësojmë lartë përpjekjet tuaja për daljen nga kjo situatë e pazakontë dhe  kërkojmë nga ju që të konsideroni me kujdes rekomandimet tona dhe ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni.

AKB beson në përkushtimin e juaj që të na ndihmojë në këto situata të vështira për të gjithë bizneset kosovarë dhe punëtorët e saj.

Të ngjashme