KOSST kërkon nga Qeveria edhe 1 milion euro për veriun

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 11:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, tha se kanë kërkuar nga qeveria 1 milion euro shtesë për mbulimin e humbjeve në veri.

Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, raporton Ekonomia Online.

Hykmete Bajrami, nga LDK, tha pse KOSTT-i prej fillimi nuk ka marrë energjinë nga KEK-u, por ka marrë borxh edhe nga rrjeti evropian edhe nga KEK-u për mbulimin me energji pjesën veriore.

“Nuk keni blerë energji nga KEK-u, është tërheq energjia prej rrjeti evropian me çmim më të lartë 11 euro, e pastaj edhe te KEK-u keni filluar me marrë në fund, pse ka ndodhur kjo”, ka shtuar Bajrami.

Shala tha se nuk ka pasur prodhim të mjaftueshëm dhe rezerva  për furnizim me energji atë pjesë nga KEK-u.

“Nuk ka pas prodhim të mjaftueshëm dhe rezerva për këtë”, ka thënë Shala.

“Rreth 5 milionë e gjysmë, kemi krijuar obligime ndaj rrjetit evropian të energjisë, prej 2 dhjetori deri më 3 mars kemi marrë energji nga rrjeti evropian. I kemi dy borxhe, ndaj Evropës dhe prej KEK-ut, kemi vepruar kështu në bazë të vendimit të qeverisë që mos të bëhet ndonjë dëm në procesin ligjor”, ka shtuar Shala.

Duda Balje nga 6+, tha se është bërë shkelje e të drejtave të njeriut me çështjen e pagesës në veri, ku me këtë nuk u pajtua Arsim Janova i cili tha se a ka shkelje të të drejtave të njeriut vendos Gjykata.

“Keni  bërë shkelje ë drejtave të njeriut me këtë çështje, Deri kur qytetarët kanë paguar këtë nuk ka pasur probleme, por deri mori vendim gjykata erdhën probleme”, ka thënë Balje.

Ilir Shala, nga KOSTT-i, tha se ky i fundit nuk merret me faturimin dhe inaksimin e mjeteve për pjesën veriore apo cfarëdo pjese, sips tij këtë përgjegjësi e ka KESCO.

“KOSTT-i është kompani e rregulluar dhe monitoruar nga ZRrE-ja, ne nuk merremi me faturimin, as me inkasimin e mjeteve për pjesën veriore apo jugore, këtë përgjegjësi për faturim dhe inkasim e ka KESCO, nuk është në përgjegjësinë e KOSTT-it. Ne jemi zbatues të vendimeve apo udhëzimeve të ZRRE-së”.

Arsim Janova, tha se nuk është kompetencë e ZrrE se si të tarfiohet pjesa veriore, por sipas tij për atë vendos qeveria dhe kuvendi.

“Kemi shkel apo jo drejtat e njeriut, atëherë vendos gjykata. Sa është në përputhje me ligjin vendos gjykata. Ne jemi proces tarifor, nuk është ne fuqinë e rregullatorit se si do furnizohen në veri, për atë vendos qeveria dhe kuvendi se si do të tarifohet pjesa e veriut”.

Të ngjashme