Krach: Ceremonia e nënshkrimit simbolizon besim dhe lidhje mes kombeve të rrjetit të pastër

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Ne ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Nënsekretarit të Shtetit Amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Në lidhje me këtë, zyrtari amerikan u shpreh i kënaqur, duke falënderuar Hotin për, siç tha, vizionin dhe lidershipin e tij, por më e rëndësishme për shoqërinë, dhe po ashtu nuk la pa falënderuar edhe Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Kosnett, për përkushtimin e palodhshëm.

“Bota po zgjohet nga rreziqet e rrjeteve kritike dhe nga sistemi i internetit të pabesueshëm dhe rrezikut”.

“Deklarata jonë e përbashkët historike për 5G adreson këtë rrezik duke marr parasysh sigurinë që rrjetet do të jenë vitale për sigurinë shtetërore dhe stabilitetin në rajon”.

“25 vende të NATOS-s dhe 27 të rajonit Evropian janë në këtë rrjet të pastër. Po ashtu janë edhe  shumë shtete tjera dhe kompani që e përdorin atë”.

“Para ca javësh u njoftova me komisionerin evropian dhe u pajtova qe te kombinojmë instrumentin 5g te pastër dhe lëshuam një deklarate te përbashkët duke i theksuar bashkëpunimet mes këtyre instrumenteve”.

“I ashtuquajtur “Rrjeti i pastër” është qasje gjithëpërfshirëse që lufton rreziqet për privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat njerëzore dhe bashkëpunimin. I vendos anëtarët e “Clean Network” për fatin tonë në 5G dhe siguron që do ta udhëheqin popullin tonë në rrugë të pastër”.

“Para se gjithash ka të bëjë me besimin, pra kjo është fjala më e fuqishme në çdo gjuhe të botës.  Besimi është baza e çdo biznesi, pune personale dhe e çdo gjëje tjetër”.

“Kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon jo vetëm mirëbesim mes popujve tanë, por po ashtu edhe një  besim dhe lidhje mes kombeve të rrjetit të pastër.

“Ju vlerësojmë për partneritetin e besueshëm, dhe këtë mirëbesim do vazhdojmë ta gëzojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh Keith Krach.

Të ngjashme