Krasniqi: 75% e bizneseve do të përfitojnë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 14:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar kompaninë “Neptun” në Fushë-Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Veseli ka parë nga afër dëmet që ia ka shkaktuar pandemia këtij biznesi. Ai premtoi mbështetje për bizneset duke ndihmuar kështu në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, ku shtoi se 75% e bizneseve do të përfitojnë nga Pakoja e Rimëkëmbjes.

“Sapo vizituam për të parë nga afër dëmet që ia ka shkaktuar virusi. I njoftuam për planin e rimëkëmbjes ekonomike. Pako Fiskale Emergjente do të filloj të zbatohet në javën e ardhshme”.

“Do të klasifikohen 95% e bizneseve, nuk është e mjaftueshme që qind për qind të evitohen humbjet por deri diku do t’ia dalim së bashku. Sot pamë një gatishmëri të bizneseve dhe kanë filluar të marrin veten”.

“Është e pamjaftueshme, por pako emergjente ka ndihmuar si dhe shtyrja e kësteve të kredive”, tha ai.

Drejtor i shitjes në “Neptun” Feridjan Çiftja, tha se gjatë kohës se ishin lokale e mbyllura kanë filluar me shitjen online.

“Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur kogja problematika sepse është dashur t’i mbyllim dyqanet”.

“Kur u mbyllen dyqanet gjatë kësaj kohe ne kemi filluar edhe me shitjen online, Kemi arritur që t’i mbajmë të gjithë në punë dhe prandaj po them se po i kthehemi normalitetit”.

Të ngjashme